AKTIVITET TRAJNUES: “Aksesi i grave në drejtësi, të drejtat e grave, barazia gjinore, shmangia e stereotipizimit gjinor dhe përdorimi i metodave të marrjes në pyetje me ndjeshmëri gjinore.” - 19 maj 2026

Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me UNDP Albania, më datë 19 maj 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Aksesi i grave në drejtësi, të drejtat e grave, barazia gjinore, shmangia e stereotipizimit gjinor dhe përdorimi i metodave të marrjes në pyetje me ndjeshmëri gjinore. Legjislacioni vendas dhe standardet ndërkombëtare në fushën e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Detyrimet që burojnë nga Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) dhe Rekomandimet e Komitetit Grevio dhe CEDAW për sistemin e drejtësisë. Zbatimi i dispozitave të Konventës së Stambollit dhe interpretimi i dispozitave ligjore kombëtare nën frymën e saj dhe fushave specifike të saj. Roli i psikologut dhe punonjësit social në kuadrin e aksesit qytetar në organet e drejtësisë, si dhe për mbrojtjen e interesit më të lartë të të miturv”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Aurela Anastas, Adelajda Gjuzi

Lehtësues: Eliora Elezi

Qëllimi i këtij trajnimi është: Zbatimi i unifikuar i ndryshimeve legjislative për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje për rritjen e aksesit të grave në drejtësi në procesin civil e penal.   

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Aksesi i grave në drejtësi: të drejtat e viktimave të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në procesin civil dhe penal. Standardet ndërkombëtare dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar;
  • Masat mbrojtëse për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në kuadër të ndryshimeve legjislative me Ligjin Nr. 11/2026;
  • Risitë e Ligjit Nr. 11/2026, të përbashkëtat dhe dallimet me Ligjin Nr. 9669/2006 të ndryshuar “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”;
  • Subjektet, fusha e veprimit, llojet e dhunës ndaj të cilave sigurohet mbrojtje, roli i gjykatës dhe institucioneve përgjegjëse;
  • Barra e provës në proces dhe zbatimi i dispozitave të tij në raport me gjykimin civil dhe penal. Prova elektronike ose dixhitale, kuptimi, kushtet dhe procedura e marrjes dhe ruajtjes së saj. Lejimi dhe fuqia provuese.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësorë të Republikës së Shqipërisë.